Burime
Popullsi
Funksione:
- Fuqia punëtore për dru, hekur dhe gur.
- Popullsia paguan taksa, të përcaktuara personalisht nga lojtari.
- Rishtarët për përgatitje ushtarake.
Rritja e popullsisë:
- Rritja e popullsisë themelore llogaritet me këtë formulë: 1 x popullsia e tanishme /1000+50 të shumëzuara me shpejtësinë e mbretërisë. Zhvillimi i Mjekësisë ngre rritjen me 5% për nivel. Ndërtimi i Fermave ul humbjet e popullsisë për shkak të mungesës së ushqimit.
-
Popullsia e pastrehë shfaqet kur nuk ka mjaftueshëm shtëpi. Shkalla e rritjes e popullsisë të pastrehë llogaritet si vijon:((rritja e popullsisë + popullsia e tanishme) - limiti i popullsisë)/2, respektivisht të shumëzuara me shpejtësinë e mbretërisë. Popullsia e pastrehë nuk mund të prodhojë burime dhe nuk mund të tatohet, por vetëm të rekrutohet si ushtri.
Aktivizimi i Premiumit, paguar në diamante, ngre rritjen e popullsisë me 10%.
Dru
- Kërkohet nga të gjitha ndërtesat dhe disa kërkime.
- Kërkohet për stërvitjen e njësive ushtarake.
- Prodhohet duke punësuar popullsi në zdrukthëtaritë.
Hekur
- I nevojshëm për disa ndërtesa, kërkime dhe për të gjitha njësitë ushtarake.
- Prodhohet nga popullsia e punësuar në minierat e hekurit.
Gur
- Burimi kryesor për ndërtimin e Kalave.
- I nevojshëm për ndërtesa dhe disa kërkime.
- Prodhohet nga popullsia e punësuar në guroret.
Prodhim
- Prodhimi bazik për 100 civilë: 10 dru / 10 hekur / 10 gur.
- Kryeqyteti i Perandorisë ka një bonus të fiksuar 10% mbi prodhimin bazë të gjitha burimeve.
- Prodhimi mund të rritet duke:
- Aktivizimi i Premiumit, paguar në diamante, rrit atë me 10%.
- Rritja e niveleve të Kalasë - ç’do nivel i Kalasë rrit prodhimin e burimeve me % të caktuar. Kjo % nuk mund të jet më e lartë se 60%.
- Rritja e nivelit të kërkimit Prodhim në aleancë (nëse lojtari është në një aleancë) - ç’do nivel jep 2% bonus në Prodhim për të gjithë anëtarët.
- Aktivizimi i Premiumit, paguar në diamante, rrit atë me 10%.
Ar
- Valuta e lojës. Gjenerohet si taksë, e vendosur mbi popullsinë punëtore në diskrecionin e vet lojtarit. Ka 6 lloje taksash. Ari gjenerohet nga tregtia, si dhe nga depozitat në bankë.
- Popullsia e papunë nuk paguan taksa. Ari gjenerohet dhe përdoret në mënyrë të centralizuar, nga thesari, që gjendet në kryeqytet, me përjashtim të arit nga vasalët, i cili gjenerohet te vasali dhe duhet të mblidhet manualisht nga vet lojtari. Të gjitha taksat shkojnë direkt në thesar, si dhe ari i nevojshëm për ndërtesa dhe kërkime ose mirëmbajtje të ushtrisë, tërhiqen automatikisht nga ai, pa patur nevojë për transport. Përveç nga taksat, ar fitohet dhe nga disponueshmëria e rrugëve tregtare, të cilat ndërtohen midis krahinave të aneksuara veç e veç dhe midis vasal dhe kryeqytet. Të ardhurat nga tregtia grumbullohen direkt në kryeqytet. Nëse thesari ka bilanc ari negativ (prsh, për shkak të mirëmbajtjes së ushtrisë), lojtari nuk mund të zhvilloj ndërtesa të reja, kërkime, ushtri, deri sa bilnaci negativ të pastrohet.
Diamante
Shërbejnë për:
- Blerja e Paketës Premium - jep shumë bonuse, që s’janë të pranishme për lojtarët jo-premium:
- 10% bonus prodhim
- 10% bonus rritje popullsie
- 10% bonus mbi sulmin ushtrisë
- I jep 10% bonus mbrojtjes së ushtrisë
- 10 bonus i përditshëm Lumturi në gjith krahinat.
- Dyfishon kapacitetin maksimal të Stacioneve të ngarkesave.
- 20% bonus kohë më të shkurtër për stërvitje të njësive dhe 20% kapacitet më të madh të kazermave.
- Blerje e gjërave ekstra ç’do ditë:
- Ndërtim i menjëhershëm - lejon shfrytëzimin e një ndërtese më para. Opsioni është i vlefshëm vetëm për ndërtesat me më pak se 48 orë ndërtimi të mbetur. Një orë ndërtimi kërkon 170 diamante.
-
Kërkim i menjëhershëm - lejon shfrytëzimin e një kërkimi më para. Opsioni paguhet me diamante dhe është i vlefshëm vetëm për kërkime me më pak se 12 orë* të mbetur. Një orë ndërtimi kërkon tre diamante.
Ky është limit bazor. Sa më i lartë është zhvillimi, pikët neto dhe diamantet e harxhuara për kërkim të menjëhershëm, aq më i lartë bëhet limiti.
- Stërvitje e menjëhershme - stërvitja e njësive përfundonë më para. Opsioni nuk është në dispozicion kur perandoria është nën sulm. Vetëm grupi stërvitës i parë në radhë në një provincë dhe një kazermë mund të stërvitet menjëherë. Çdo grup poshtë 6 orë kohë e mbetur kërkon 170 diamante.
-
Stërvitja e menjëhershme e një grupi supozon rillogaritje të kohërave të mbetura të grupeve të tjera, të renditura në radhë.
Shembull: Rekrutoni në grup prej shapatarësh për 6 orë dhe pastaj një grup tjetër për 6 orë. Koha e stërvitjes së grupit dytë në radhë bëhet 12 orë, por nëse stërvisni menjëherë grupin e parë, koha e të dytit bije në 6 orë.
- Udhëtim i menjëhershëm i ushtrisë
- Themelim i menjëhershëm të pronësisë së largët
- Tregtar Perandorak - opsion tregtar, i cili lejon shitje të menjëhershme të drurit, hekurit dhe gurit për ar kundrejt një komisioni prej 850 diamante. Opsioni nuk është në dispozicion kur perandoria është nën sulm.
- Hapja e më shumë se një dhurate në ditë ne Tempullin. Dhuratë e dytë kundrejt 4 diamante, nëse tashmë keni marr një dhuratë falas të paktën 3 herë. Një dhuratë e tretë kundrejt 15 diamante, nëse tashmë keni marr dhuratë kundrejt 4 diamante të paktën 3 herë. Një dhuratë e katërt kundrejt 25 diamante, nëse tashmë keni marr dhuratë kundrejt 15 diamante të paktën 3 herë. Një dhuratë e pestë kundrejt 49 diamante, nëse tashmë keni marr dhuratë kundrejt 25 diamante të paktën 3 herë. Një dhuratë e gjashtë kundrejt 99 diamante, nëse tashmë keni marr dhuratë kundrejt 49 diamante të paktën 3 herë.
- Prodhimi 10-orësh - merret një herë, çdo 12 orë, një sasi e caktuar nga çdo burim, i barabartë me prodhimin e këtij burimi në orë x10.
- Aktivizimi i Modalitetit me pushime
- Organizimi i Festivaleve të mëdha në Sheshin e Qytetit do të ndikoj në vlerën e Lumturisë të krahinave. Festivalet e mëdha janë të kufizuara 1 në ditë. Ndikimi i tyre rritet nga nivelet e Sheshit të Qytetit - çdo nivel e rritë me +2 pikë Lunturie.
- Kapitullim - ju jep mundësi të mbroni Perandorinë tuaj për kohë të caktuar nga bastisjet e një lojtari të caktuar. Mund të kapitulloni deri në 10 herë për periudhë prej 84 orësh. Kapitullimi i parë është falas, por çdo kapitullim në vijim kushton 10 diamante më shumë nga i mëparshmi.
- Dhurime diamantësh - opsion i aleancës, i cili i lejonë aleatët të ndihmojnë njeri tjetrin me diamante. Dhurimet kryhen në thesarin e aleancës, nuk jan të kufizuara, por mund të dhurohen vetëm diamante të blera. Çdo anëtar i Aleancës mund të dhuroj deri në 2000 diamante në ditë.
- Diamante të fituara - diamantet që keni përfituar në ndonjë mënyrë të ndryshme nga blerja e tyre duke përdorur një nga metodat e pagesave të listuara në tabin diamante, në menunë Premium, domethënë: një diamant që ju merrni mbasi futeni në llogarinë tuaj, nëse jeni regjistruar në mbretërinë përkatëse para të paktën 72 orë dhe keni konfirmuar adresën tuaj e-mail të regjistrimit; diamantet e fituara nga Udhëzuesi ose nga një arritje; diamantet që ju merrni si një dhuratë nga një tjetër lojtar gjatë një sezoni dhuratash; diamantët që tërhiqni nga thesari i aleancës.
Transferim diamantësh - transferimi i diamanteve të blera nga një mbretëri në tjetër, pjesë nga llogaria juaj globale, në të cilën futeni me të njejtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim.
Lumturi
Tregon se sa e lumtur është popullsia me qeverisjen e sovranit. Çdo provincë ose koloni është me limit dhe lumturi fillestare prej 100, vetëm lumturia fillestare e kryeqytetit është 100 dhe limiti 120. Lumturia llogaritet dhe azhornohet në kohë reale. Modifikuesët e përditshëm, bonuset dhe minuset nga tatimet shpërndahen proporcionalisht në çdo minutë. Modifikuesët e përditshëm, bonuset dhe minuset llogariten në çast dhe efekti i tyre mbi Lumturinë është i menjëhershëm dhe i pasqyruar edhe njëherë, por në pamjen e tij të përgjithshëm.
Efekti kryesor i Lumturisë është emigirimi. Nëse keni lumturi poshtë 100 pikë, gjithmonë do humbisni popullsi, ndërsa nëse keni mbi 100 pikë, nuk do të fitoni. Informacioni për popullsinë e humbur për shak të emigrimit shënohet te ekrani i Fermave.
Efekti kryesor i Lumturisë të ulët janë trazirat, rebelimet dhe emigirimi. Sa më e madhe është lumturia në një provincë, aq më e lumtur është popullata dhe më i pakët është shansi për trazira, rebelime dhe emigirim.
- Lumturia nën 50 - ka shans, të rritet në mënyrë progresive me 2% për çdo pikë Lumturie (p.sh. në 49 pikë me 2%, në 48 pikë me 4% dhe kështu me radhë), për një trazirë , që çon në bllok tatimor derisa lumturia të rritet përsëri.
- Lumturia nën 20 - ka shans, të rritet në mënyrë progresive me 2% për çdo pikë Lumturie (p.sh. në 19 pikë me 2%, në 18 pika, me 4% dhe kështu me radhë), për një rebelim, i cili mund të çojë në një pezullim të prodhimit, rekrutimit dhe ndërtimeve deri sa lumturia të rritet përsëri.
Modifikuesit e lumturisë përditë:
- Pozitivë:
- Shkalla tatimore të ulëta:
- Talente të lindura të Perandorit (gjithmonë guvernator i kryeqytetit) dhe talente të lindura të Trashëgimtarit (nëse është emëruar si guvernator në një provincë)
- Aftësi të Guvernatorit (Logjistikës, Punëtor social, Udhëheqës shpirtëror)
- Modifikuesë nga bonuse positive të terreneve
- Prania e ushtrisë në provincë
- Niveli i kalasë në krahinë
- Monumente
- Nivel i Universitetit
- Bonus nga mrekulli
- Kontroll mbi terren, i vendosur mbi burim special - themelimi i provincës, kolonisë apo postit tregtar.
- Premium i aktivizuar - jep +10 lumturi.
- Nivelet e larta të Nderit të Sovranit - ç’do 100 Nder jep +1 Lumturi. Limiti - 5.
- Nën ndikimin e një nga Kështjellat e Aleancës - +5 Lumturi çdo ditë.
- Organization of Big Festivals at the Town Square: +3 Happiness
- Dynastic Marriage: +5 Happiness
- Colony turning Indestructible: +10 Happiness
- Paid ransom for captured Great Person: +10 Happiness
- Negativë:
- Shkalla tatimore të larta
- Nder negativ i Sovranit - minus 5 Lumturi nëse ke 100 ose më shumë pikë nderi negativë.
- Provincë e mbyllur - minus 5 Lumturi me efekt global
- Nën ndikimin e Kështjellë së Aleancës armike (në luftë) - minus 5 Lumturi me efekt në të gjitha territoret e Perandorisë.
- Death of an Emperor/Empress: -10 Happiness
- Death of a Governor/Warden: - 5 Happiness
Modifikues lumturie vetëm një herë:
- Pozitive
- Ndërtimi i Kalave
- Ndërtimi i Fermave - ç’do ferm e re jep 1 Lumturi.
- Organizimi i festivaleve në Sheshin e Qytetit
- Fitorja ndaj një plaçkitje në mbrojtje - +10 lumturi por vetëm për plaçkitjen e parë gjatë 24 orëve.
- Shpërndarje e ushtrisë
- Fitimi i luftës - +10 Lumturi për ç’do anëtar.
- Riparimi i kalasë (vetëm kur riparohet për herë të parë në 24 orë) - +5 lumturi.
- Një krahinë ose koloni e re e aneksuar (ndikon në gjithë Perandorinë) - +20.
- +5 Happiness for each captured enemy General in all holdings;
- Negative
- Rekrutimi i ushtrisë
- Provincë e plaçkitur - përqindja e popullsisë së plaçkitur është e barabartë me pikët e zbritura të Lumturisë. Humbja maksimale e Lumturisë është 30.
- Humbje e betejës - globale -5 Lumturi vetëm për betejën e parë të humbur në 24 orë.
- Humbja e luftës - minus 10 Lumturi ne ndikim në gjithë perandorinë.
- Deklarimi i luftës - minus 10 lumturi për gjith anëtarët.
- Rrethim Kalaje i humbur (i pari i humbur gjatë një periudhe 24 orëshe) - minus 5 Lumturi.
- Humbja e kolonisë - minus 10 lumturi
- Humbje e postit tregtar - minus 5 lumturi
- -5 Happiness for each General, captured by the enemy in all holdings;
Taksa
Vetëm popullsia punëtore paguan taksa. Taksa llogaritet për çdo herë që shkalla tatimore ndryshohet, kështu që te ardhurat në ar dhe efekti (pozitiv ose negativ) mbi Lumturinë llogariten dhe futen në fuqi menjëherë. Dmth, nëse vini taksë të ulët në orën 2 dhe e ndryshoni në të lartë në orën 3, midis orës 2 dhe 3 do keni të ardhura nga ari dhe humbje lumturie, që i korespondojnë taksës së ulët, ndërsa mbas orës 3 të ardhura dhe humbje, që i korespondojnë taksës së lartë. Të ardhurat nga ari dhe minusi i lumturisë vlerësohen çdo minutë. Pjesët e barabarta të arit jepen në varësi të numrit të tanishëm të popullsisë, jo numrit të punëtorëve në momentin që vihet taksa, kështu që rritja e popullsisë, si dhe popullata e vrarë në rast plaçkitje armiqësore, merren parasysh në llogaritjen e çdo pjese ari të shpërndar. Ari grumbullohet në thesarin e kryeqytetin, nga ku përdoret automatikisht për zhvillimin e ndërtesave dhe kërkimeve dhe mbulimin e shpenzimeve të ushtrisë, pavarësisht ku gjendeni në perandori.
Lojtari mund të ndryshojë normën e tatimit në çdo kohë dhe çdo ndryshim llogaritet menjëherë. Ka 6 nivele tatimore, secila me një efekt të ndryshëm mbi Lumturinë, si më poshtë:
- Norma e parë (pa taksa) - jep bonus Lumturi +5
- Norma e dytë (shumë i ulët - 1 për 100 punëtorë në orë për çdo provincë të aneksuar) - heq 10 Lumturi.
- Norma e tretë (i ulët - 2 për 100 punëtorë në orë për çdo provincë të aneksuar) - heq 20 Lumturi.
- Norma e katërt (i mesëm - 3 për 100 punëtorë në orë për çdo provincë të aneksuar) - heq 30 Lumturi.
- Norma e pestë (i lartë - 4 për 100 punëtorë në orë për çdo provincë të aneksuar) - heq 50 Lumturi.
- Norma e gjashtë (shumë i lartë - 5 për 100 punëtorë në orë për çdo provincë të aneksuar) - heq 75 Lumturi.
Të ardhura
Mënyra paqësore
- Prodhimi i burimeve
- Vënie taksash në pronësitë
- Depozitë ari
- Tregti
- Të ardhura nga taksat e vasalit, të cilat nuk grumbullohen automatikisht në kryeqytet, por duhet të mblidhen manualisht nga përdoruesi.
Ushtarake
- Plaçkitje e burimeve në Stanin barbar.
- Plaçkitje nga qytet i pavarur
- Plaçkitja e perandorive të tjera, udhëheqje beteje tip Rrethim kalaje.
- Plaçkitja e krahinave të kundërsharëve.
Shpenzime
- Urdhërimi i ndërtesave dhe kërkimeve
- Rekrutimi i ushtrisë
- Mirëmbajtja e ushtrisë
- Riparimi i Kalasë së shaktërruar.
- Themelim i një kolonie
- Planifikim i Festivaleve
- Pagimi i interesave të bankës.
Banka
Çdo lojtar mund të tërheqi hua nga banka. Të gjitha huat kthehen për periudhë 168-orëshe, në pjesë te barabarta çdo minutë. Sasia për tu paguar në këtë rast është sasia e mbetur - nuk llogaritet interes ndëshkues. Kur huaja është paguar, mund të tërhiqet nje e re menjëherë. Mbas zhvillimit të 3 niveleve të para të Bankierit, lojtari mund të shfrytëzoj këto hua:
Çdo lojtar ka të drejtë të depozitoj ar nga thesari i tij në bankë me qëllim ky ar të grumbulloj një interes mbas një periudhë kohe. Lojtari mund të depozitoj ar në bankë, mbasi ka zhvilluar nivelin 5 të Bankierit. Shuma minimale për depozitim është 100 ar, ndërsa maksimalia - 50 000 000. Koha, për të cilën lojtari mund të depozitoj arin është 8 ose 24 orë. Gjatë modalitetit me pushime, kjo periudhë është ngrirë dhe vazdhon të rrjedhi mbasi të hiqet modaliteti me pushime. Përdoruesi merr bonus mbi interesin e arit të depozituar nga aftësia guvernatore ’Bankier’. Sasia e këtij bonusi varet nga niveli i aftësisë*. Janë të lejuara deri në 10 depozita. Shuma e gjithë depozitave nuk duhet të kalojë 50 000 000 ar. Interesi llogaritet mbas maturimit të datës së depozitës. NB! Ari i depozituar është subjekt për plaçkitje nga lojtarë të tjerë.
Bonusi ndikon vetëm sasin e interesit dhe jo gjithë sasinë e depozitës (shuma e depozituar + interesi).
Modalitet mbrojtës
Mbrojtje e fillestarit
Një opsion i cili mund të aktivizohet nga një nga detyrat e Udhëzuesit dhe gjithashtu është në dispozicion për gjithë lojtarët mbi 1000 pikë nga raportet ushtarake. Opsioni skandon automatikisht, kur llogaria arrin 1000 pikë neto ose kur kalojnë 168 orë nga aktivimi i tij. Llogari nën mbrojtjen e fillestarit nuk mund të sulmojnë, as të sulmohen. Nëse i dërgoni sulm një lojtari, mbrojtja juaj e fillestarit do të ndërpitet, që dmth se lojtarët e tjerë do kenë mundësi t’ju sulmojnë. Lojtarët nën mbrojtjen e fillestarit shfaqen me një ikonë karrocë fëmijësh në klasifikim.
Mbrojtje festive
Një opsion i cili mund të aktivizohet nga çdo lojtar, por vetëm gjatë kohë festash, paraprakisht të njoftuara nga Imperia Online dhe për një periudhë të caktuar nga IO. Kur është i aktivizuar, llogaria nuk mund të sulmojë, as të dërgojë sulme. Ndërkohë, llogaria është në dispozicion, mund të ndërtohen ndërtesa, të porositen kërkime, të rekrutohen ushtri, etj. Të gjitha sulmet, e dërguara drejt Perandorisë tuaj përpara aktivizimit të mbrojtjes, do të kryhen.
Modalitet me pushime
Ndalon të gjitha sulmet drejt perandorisë tënde. Nëse ekziston ndonjë sulm që është dërguar drejt perandorisë tënde tashmë, edhe në qoftë se ti aktivizon modalitetin Me pushime, sulmi do të kompletohet. Modaliteti Me pushime NDALON prodhimin e të gjithë burimeve, mirëmbajtjen e ushtrisë dhe rritjen e popullsisë, e gjithashtu periudha kohore prej 168 orësh e pagesës së huasë, si dhe periudha e depozitës ndërpritet deri në çaktivizimin e modalitetit. Të gjitha ndërtimet dhe kërkimet do të vazhdojnë së ndërtuari. Modaliteti Me pushime aktivizohet për të paktën 48 orë. Për të përdorur këtë shërbim të duhen 10 diamantë.
Mund të aktivizoni Modalitetin me pushime ose Mbrojtjen festive, vetëm nëse ushtria juaj nuk është në mision.
Mbrojtje e Mirëseardhjes
Mbrojtje, e cila çdo Perandor, që është kthyher në Perandori mbas një mungese nga të paktën 2 javë, merr automatikisht kur futet në llogari. Ndalon të gjitha sulmet drejt e nga Perandoria. Kohëzgjatja e saktë - 48 orë. Plotësisht falas.
Kujdestari
Ndihmë legale nga një shok në lojë. Mund të kesh nën kujdes katër llogari të ndryshme dhe mund të lejosh katër lojtarë (të zgjedhur nga ty) të kenë nën kujdes llogarinë tënde. Kujdestarët hyjnë në llogarinë tënde me emrin e tyre të përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre, kështu që nuk është e nevojshme t’i japësh fjalëkalimin tënd askujt.
Të drejta dhe kufizime të kujdestarit:
- Kujdestari me të drejta të plota mund të bëj gjithëçka, që i zoti bën, me përjashtim të:
- nuk mund të ndroj konfigurimet e llogarisë;
- nuk mund të regjistroj llogari të re në mbretëri tjetër;
- nuk mund të braktisi aleancën, në të cilën anëtarson i zoti i llogarisë;
- nëse llogaria nën kujdestari është e një kryetari, për kujdestarin nuk është e mundur të ndjeki njerëz nga aleanca;
- opsionet për dhurim diamantesh dhe burime në thesar janë në dispozicion për kujdestarin, por jo opsioni i dhurimit anonim;
- nuk mund të liroj vasal;
- nuk mund të lëvizi ushtri drejt një një pronësie nën sulm. - Kujdestari i kufizuar:
- mund të lexoj lajmet, por nuk mund ti shënoj si të lexuara;
- mund të hapi sondazhet, por nuk mund të votoj;
- nuk mund të raportojë avatarët, komentet ose të shkruaj në profilet e përdoruesëve të tjerë, nga llogaria nën kujdestari;
- nuk mund të kthej ushtri të dërguar në mision;
- nuk mund të përdori opsionin me pagesë për mbritje të menjëherëshme të një misioni për themelim pronësie;
- nuk mund të përdori opsionin për transportim të menjëherëshëm të burimeve;
- nuk mund të kthej ushtri të dërguar në mision të aleancës;
- nuk mund të futet në menun për të gjitha ndërtesat nën ndërtim;
- nuk mund të përdor strëvitje të menjëherëshme për ushtarët;
- nuk mund të ndyshoj konfigurimet e llogarisë;
- nuk mund të regjistroj llogari nga pop-up ftesa;
- nuk mund të fshij, redakotoj ose shpërndaj shënime;
- nuk mund të përdori opsionet në premium menun;
- nuk mund të lexoj dhe shkruaj mesazhe nga Trubuna, Privatet, Shënimet ose Njoftimet;
- nuk mund të përfundoj ndërtesa ose kërkime me diamante;
- nuk mund të shpërndaj ushtri;
- nuk mund të hapi tempullin;
- mund të marri vetëm hua të vogël por nuk mund të përdori opsionin për pagesë;
- nuk mund të përdori opsionet në menun e aleancës.
Të drejtat individuale të kujdestarëve legal mund të vendosen ne menun Konfigurimet e përgjithshe >> Konfigurime personale >> tab Kujdestari. Konfigurimet për kujdestarinë mund të ndryshohen në çdo kohë, në diskrecionin tuaj.
Pikë neto
Përfaqëson forcën aktuale të një lojtari.
Ato fitohen duke ndërtuar ndërtesa, zhvilluar kërkime dhe rekrutuar ushtarë.
Ato llogariten në këtë mënyrë:
- 1 pikë me vlerë neto = 1000 ar / 1000 dru / 1000 hekur / 1000 gur, të shpenzuara për ndërtesa dhe kërkime.
- 1 pikë me vlerë neto = 500 ar / 500 dru / 500 hekur / 500 gur, të shpenzuara për ushtri.
7 mrekullitë e mbretërisë
Gjashtëmbëdhjetë ndërtesa speciale të cilat mund të ndërtohen nga bashkia e qytetit për të gjithë lojtarët që kanë arritur nivelin e 25-të të Arkitekturës.
Vetëm nivelet më të larta të këtyre ndërstesave në gjithë mbretërinë konsiderohen për mrekulli dhe shfaqen në Hartën globale afër perandorive të të zotëve.
Çdo mrekulli jep një bonus special për të zotin dhe gjithë aleatëve të tij, si vijon:
- Obelisku Mistik - 5 pikë bonus të përditshëm mbi Lumturinë
- Maja e zjarrit - 5 pikë bonus të përditshëm mbi Lumturinë
- Kulla Qiellore - 10% bonus mbi kohën kërkimore
- Piramidat e Diellit - 10% bonus mbi kohës së ndërtimit
- Pallati i Agimit - 10% mbi efektin e Fermave
- Udhëheqësi - 10% bonus mbi kohën e stërvitjes së ushtrisë
- Kalorësi Madhështor - 10% bonus mbi kohën e udhëtimit të ushtrisë
- Kulla e vrojtimit e artë: 100% bonus efektshmëri për të gjithë spiunët
- Tokat Mistike: 10% shpërblime më të mëdhaja nga tempulli
- Bllokada e Draguas: 10 pikë humbje nga morali për të gjithë sulmuesit
- Kështjella e Ndaluar: 50% bonus të ardhura ari nga tregitia dhe vasalët
- Porta e Fitores: 5 pikë moral bonus
- Lulishtet e Jetës: 10% rritje popullsie bonus
- Tempulli i Fatkeqësisë: 10% bonus sulm në raunin e parë
- Varri i Luftës: 5% mirëmbajte më e ulët e ushtrisë
- Observatori i Lashtë: 10% bonus rreze ndaj të gjitha logjistikat
- The Aqueduct*: 50% bonus to Trade and Vassal income, 10% bonus to Farm Effect, 10% bonus to Population Growth;
- The Warmaster’s Altar*: -10% Army Travelling Time, 5% less Army Upkeep, 10% Attack Bonus in Round 1 of the battle.
* Bonuses of these 2 Wonders will stack with bonuses from other existing wonders. For example if you own both The Aqueduct and The Palace of Dawn you will get a total of 20% bonus to Farm effect.
Çdo lojtar mund të ndërtoj nivele të më shume se një ndërtese speciale, por mund të zotëroi vetëm një mrekulli, dmth nëse ai arrin nivelin më të lartë në mbretëri për më shumë se një ndërtesë, ai duhet të zgjedhi cilën nga ato të jetë një mrekulli dhe t’i japi bonus atij dhe aleatëve të tij.
Mrekullit janë të pashkatërrueshme. Ju humbisni një mrekulli dhe bonusin e saj kur një lojtar tjetër arrin një nivel më të lartë nga ai i juaj.
Humbja e një mrekullie nuk dmth se ju humbisni nivelet tashmë të ndërtuara, thjesht dmth se ju nuk jeni më pronari i mrekullisë dhe kështu ju dhe aleatët tuaj humbisni bonusin deri në momentin, në të cilin nuk arrini të ndërtoni një nivel më të lartë sesa mrekullia e tanishme në mbretëri.
Nëse zotëroni nivelet më të larta të Obeliskut Mistik dhe të Majës së zjarrit në mretërinë dhe Obelisku Mistik është mrekulliaj juaj aktive, Maja e zjarrit automatikisht bëhet mrekullia juaj aktive, kur një lojtar tjetër ndër
Kur dy ose më shumë lojtarë kanë nivele të barabarta të së njejtës ndërtesë speciale, pronari i mrekullisë është lojtari që i pari ka arritur nivelin.
Çmimi bazë për çdo ndërtesë speciale është 8 000 000 në ekuivalent ari. Burimi i nevojshëm që paguani alternohet me çdo nivel në vijim, kështu që niveli i parë kërkon ar, niveli i 2-të - dru, i 3-ti - hekur, 4-ti - gur, 5-ti - ar dhe kështu me radhë.*
Shënim: Alternimi i burimeve është vetëm në kufijntë e një ndërtese mrekulli, dmth nëse përdoruesi ndërton nivelin e parë Piramidat e Diellit, niveli i parë i Pallatit të Agimit do të jetë ar, jo dru, ndërsa niveli i dytë i Piramidave të Diellit do të jetë dru.
Çmimi i ndërtesave speciale ulet nga Arkitektura.
Ekuivalenti i arit për çdo nivel në vijim është me 10% më i lartë, duke u marrë parasysh çmimi bazë, jo çmimi i ulur nga Arkitektura.
Ndërtesat speciale ndërtohen menjëhershëm dhe nuk ka kufizim në nivele.
Weather Forecast
Just like in modern life, the weather played a vital role in the Medieval life. It affected the food production, the living conditions and the military campaigns. Thus, the weather has an important role in the lives of all Rulers in Imperia Online, by applying different positive and negative bonuses upon all the Empires in all Realms on a daily basis. The Weather Forecast module shows what the weather conditions in the Realm will be in the next 5 days of the Era and what positive/negative bonuses upon the Economy and Military will be applied globally.
Weather Forecast | Ekonomi | Ushtri |
---|---|---|
Sunny |
|
|
Rainy |
|
|
Windy |
|
|
Foggy |
|
|
Snowy |
|
|